Krasniqi: Nuk i kemi votat për demarkacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi nuk i ka votat për ratifikim në Kuvend.
“A do të jenë të mjaftueshme këto vota nuk jam i sigurt. Duhet të jenë 2/3 e Kuvendit dhe me qëndrimet e shprehura deri më tani duket se nuk janë”, ka thënë Krasniqi në “RTV Dukagjini”.
Por nënkryetari i PDK-së theksoi se kjo nuk do të ndikoj në koalicionin që kanë me Aleancën për Kosovë të Re (AKR) dhe partitë e tjera.
“Dallimet tona për sa i përket çështjes së demarkacionit nuk janë të reja. Janë dallime që kanë ekzistu vite me radhë dhe vazhdojnë me ekzistu. Nuk kanë qenë pengesë në formimin e koalicionit nuk do të jenë pengesë as në vazhdimin e koalicionit. Është një çështje thelbësore e cila deshëm apo s’deshëm ne ndërlidhet me të drejtën funamentale të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm nëpër Europë dhe kjo nuk është një çështje e cila varet nga ne për fatin tonë të keq, por është çështje e cila varet nga ata që i qesin rregullat në rastin e liberalizimit të vizave, e këta janë Bashkimi Europian”, ka deklaruar Krasniqi.