Krasniqi: Nuk ka hapësirë për zgjedhje të reja
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se koalicioni PAN është i qëndrueshëm.
Sipas Krasniqit, s’ka hapësirë për zgjedhje të reja, pasi që nuk ka arsye brenda partnerëve të prishin marrëveshjen.
Ai më tej thekson se taksa nuk është çështje që përbën rrezik për ndarje të PDK-së, AAK-së e NISMË-s. Megjithatë ai shprehet se ideja për pezullim të taksës ka ardhur për t’i mbrojtur raportet me Amerikën.
Njohësit e çështjeve politike thonë se skenari i zgjedhjeve në vitet e fundit është bërë brenda natës. E duke qenë kështu angazhimet partiake që po bëhen së fundit mund të shërbejnë si gatishmëri për ditën që do pritet koalicioni.
Aktualisht PDK e AAK janë në procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.
Në anën tjetër opozita në vend, respektivisht Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmërua protesta për rrëzimin e koalicionit e të presidentit./ (T7)