Krasniqi: Numri i pacientëve të shtrirë në spitale, ende i lartë

21 dhjetor 2020 | 15:48

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se numri i pacientëve me Covid, të cilët janë të shtrirë në spitale është ende i lartë.

“Numri i pacientëve të shtrirë është i lartë. Janë 785 pacientë në të gjitha spitalet. Tashmë tri javë, numri sillet rreth 800. Edhe më tutje jemi të ngarkuar me numër të madh të pacientëve. 44 nga këta janë në gjendje të rëndë. Punëtorët shëndetësorë po vazhdojnë me përballjen”, ka thënë ai në një konferencë për medie.

Krasniqi ka kërkuar nga qytetarët që festat e fundvitit t’i presin në shtëpitë e tyre.

“Ju bëjë thirrje që festat e fundviti t’i kalojmë me familjet tona dhe t’i largohemi grumbullimit”, ka theksuar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se viti 2020…