Krasniqi: O Albin o trim, si me nënshkrim si pa nënshkrim, ti ke bërë pranim

03 nëntor 2023 | 13:10

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë fjalën në Kuvend pasi ka folur kryeministri Albin Kurti për draftin e Asociacionit që e ka pranuar në Bruksel më 26 tetor.

Krasniqi i ka thënë kryeministrit se e kanë ftuar për të diskutuar për draftin e Asociacionit, por duket që Kurti është i ngarkuar nga e kaluara.

Po ashtu, ai i ka thënë Kurtit se ajo që është thelbësore është transparenca, duke ia rikujtuar kryeministrit se është dashur vetë që të lajmërohet për raportim në Kuvend dhe jo të pret që të ftohet nga Kuvendi.

“Ti vjen i ngarkuar nga e kaluara. Sillesh si reporter, si gazetar. Kam shkuar, kam ardhur, ka ardhur ky… I dimë këto. Tre minuta fole çfarë përmban drafti. Mos u ngarko. Ti 20 minuta fole për takimin në Bruksel që ka zgjatur 19 minuta. Po ata a kanë folur?. A t’kanë rreh shuplaka si këta këtu a? Ky aty s’ka folur më shumë se 3 minuta. S’ke pas kohë me iu kallxu atyre kësi pallavra”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

“Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel. Na e dimë më 21 tetor e ke pas pesëshen këtu. Është për t’u vlerësuar angazhimi i partnerëve. Të kemi thënë koordinohu me amerikanët. Ta kanë pru propozimin për ‘Zajednicën’, ti e ke pranuar. Kur thua hajde ta nënshkruajmë, e ke bo një gabim amator që s’e bën askush. Me i thënë ndërkombëtarëve me e nënshkruar draftin me Serbinë, është abnormale. Është me pranuar Serbia me vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Me e nënshkrua draftin që e miraton qeveria e që e gjykon Kushtetuesja”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë kontekst, Krasniqi i është përgjigjur Kurtit për rimën rreth pranimit e nënshkrimit, duke i thënë: “O Albin o trim, si me nënshkrim si pa nënshkrim, ti ke bërë pranim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj…