Krasniqi: Opozita duhet të jetë e lumtur që qeveria Kurti ka marrë mbi vete federalizimin e Kosovës
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se opozita duhet të jetë e lumtur që Qeveria Kurti ka marrë mbi vete pjesën për “copëtimin e Kosovës”.
Ai ka thënë se ky plan do t’i imponohej çdo qeverie një ditë sepse është plan ndërkombëtar, por i është faturar kryeministrit Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të treguar që nuk mund të refuzohen planet e fuqive të mëdha.
“Opozita e ka detyrë ta kundërshtojë qeverinë. Por, në rastin e Marrëveshjes së Ohrit, opozita duhet të jetë e lumtur që qeveria Kurti ka marrë mbi vete pjesën më të vështirë e më të ndyrë të punës, pra, federalizimin e Kosovës. Ky projekt (ose copëtimi) do t’i imponohej çdo qeverie një ditë, sepse është plan ndërkombëtar. Iu faturua Kurtit e LV-së për simbolikë, për të treguar se askush në Kosovë nuk mund ta refuzojë vullnetin dhe planet e Fuqive të Mëdha, sado që bën zhurmë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.