Krasniqi para vizitës zyrtare në Uashington e Bruksel: Kohët e vështira kërkojnë koordinim

13 nëntor 2022 | 17:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se do të udhëtojë për vizitën zyrtare në Uashington e Bruksel.

Kjo pasi gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.

Lideri i opozitës ka thënë se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë”.

“Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne”, shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Austri.…