Krasniqi paralajmëron fitore ndaj Feronikelit

29 qershor 2020 | 10:28

FC Prishtina do të përballet me Feronikelin sonte (e hënë) në kuadër të IPKO Superligës.

Kjo ndeshje zhvillohet më stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 19:00. Mesfushori Endrit Krasniqi ka paralajmëruar fitore.

“Ne duhet të merremi më shumë me ekipin tonë, kjo besoj është më e rëndësishmja. Kështu që mbetët që në ndeshjet e ardhshme të kryejmë detyrat tona të cilat na i cakton trajneri dhe t’i fitojmë tre pikët më se të domosdoshme. Më e mira është që tani e kemi harruar lojën me Llapin, ndeshje që tani ka kaluar dhe duhet të përqendrohemi në qindpërqindtëshin tonë. Feronikeli edhe pse pak janë shkëputur prej objektivave, por respekt maksimal, sepse janë ekip i mirë, por neve na mbetët të kryejmë detyrat tona nëse veç duam të vazhdojmë luftën për titull”, ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja, ka dhënë një…