Krasniqi paralajmëron ndarjen e 3 milionë eurove për ndërtimin e shtëpive në veri
01 shkurt 2024
| 14:48
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se shumë shpejt do të hapet thirrja e re në vlerë prej 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të reja në veri të vendit.
Krasniqi ka thënë se të gjithë në veri do të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë do të hapim thirrjen e re në vlerë prej 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të reja. Kërcënimet nuk na trembin”, ka thënë Krasniqi.