Krasniqi pas deklarimeve të Kurti për urën e Ibrit: Këtë gjë e ka ditur që nga fillimi, nuk ka pasur nevojë të bënte filma
11 shtator 2024
| 11:33
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklarimin e kryeministrit, Albin Kurti, për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.
Krasniqi ka thënë se Kurti e ka ditur nga fillimi se pa koordinim me KFOR-in dhe shtetet e Quint-it, nuk mund të hapet ura.
“Albin Kurti ka deklaruar se po presin Kuintin e KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit. Këtë gjë Kurti e ka ditur që nga fillimi, ndaj nuk ka pasur nevojë të bënte filma me gjoja hapjen e urës nga qeveria e tij. Filmat me gjoja hapjen kokë më vete të urës së Ibrit, për ata që mendojnë, kanë qenë të rrezikshëm, për ata që nuk mendojnë, kanë qenë argëtues. Mirë që tash po presim të gjithë bashkazi e të qetësuar, Quint-in e KFOR-in. Latinët kanë lënë fjalë: ‘shpejto ngadalë!’”, në “Facebook”.