Krasniqi, pas ftesës nga Malajzia: E realizova ëndrrën

12 maj 2021 | 17:58

Liridon Krasniqi ka thënë se ëndrra e tij për ta përfaqësuar Malajzinë po bëhet realitet. Futbollisti nga Kosova u ftua nga ekipi kombëtar i Malajzisë për tri ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2022.

“Vetëm desha ta ndaj me ju ëndrrën e cila u bë realitet sot. Që kur e nisa karrierën time në Malajzi, ka qenë ëndërr që ta përfaqësoja vendin që i dha formë karrierës sime profesioniste si futbollist në vitet e fundit. Ta marr ftesën e parë për kualifikimet e Botërorit nga ekipi kombëtar i Malajzisë definitivisht më jep krenari dhe gëzim dhe jam i përulur dhe falënderues për mundësinë që më është dhënë ta përfaqësoj Malajzinë me të gjitha mundësitë dhe aftësitë e mia në arenën ndërkombëtare. Dëshiroj ta falënderoj Zotin, bashkëlojtarët dhe trajnerët”, ka shkruar 29-vjeçari në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri dy në botë, Rafael Nadal ka hedhur dyshime në…