Krasniqi: Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti ta caktojë sa më shpejtë datën e zgjedhjeve

05 gusht 2019 | 12:22

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se të gjithë përfaqësuesit e partive politike janë pajtuar që më 22 gusht të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës duhet të caktojë sa më shpejtë të jetë e mundur datën për zgjedhjet e reja në koordinim më partitë politike dhe në përputhje me afatet kushtetuese.

“Patën një dakordim të plotë me të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Presim që gjithë deputetët të jenë prezent, ashtu që ky dakordim për të shkuar në zgjedhje të merr vulën institucionale”, ka deklaruar Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sipas tij, me caktimin e datës së zgjedhjeve do të hapet rruga për krijimin e një qeverie që do të marrë legjitimitet qytetar dhe do të qojë përpara proceset që kanë mbetur pa u përfunduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë…