Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Dialogu me Serbinë duhet të ketë epilog
16 shtator 2021
| 12:35
Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi, ka treguar se me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak, ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se për PDK-në është e rëndësishme që dialogu të ketë epilog.
“Për ne është e rëndësishme që dialogu të ketë epilogun e vet dhe kërkesa jonë është që të përfundojë sa më shpejt që është e mundur dhe që përfundimi i tij të ketë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, pa cenuar asnjë nga elementet dhe themelet e Kushtetutës të Republikës të Kosovës”, ka thënë ai, pas takimit.