Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja është e pamjaftueshme për PDK-në

10 mars 2023 | 11:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mbajtur një konferencë për media pas takimin me emisarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se me Lajçakun ka biseduar për procesin e dialogut dhe rezervat që ka PDK-ja për planin evropian.

“Sapo zhvilluam një takim miqësor dhe të hapur me emisarin Lajçak, me të cilin biseduam për procesin e dialogut dhe marrëveshjen. Lajcakut ja shpreha edhe qëndrimet e PDK, rezervat që kemi për këtë marrëveshje. Fatkeqësisht ajo që sot kemi në tavolinë është një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion në qendër. Përgjegjësia e Kurtit është direkte për faktin që për dy vite e ka humbur mundësinë që t’i bind mbështetësit tanë për ta arritur njohjen e ndërsjellët. Sot nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo me njohje, marrëveshje të përkohshme. Këto qëndrimet tona nuk janë befasuese për partnerët ndërkombëtarë. Qëndrimi i PDK-së që nga vitit 2018 është i lidhur me njohje të ndërsjellët. Krijon një status-quo të re. Qëndrimi i PDK në e shohim marrëveshjen si të pa mjaftueshme dhe që krijon edhe shumë pikëpyetje”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje, ai ka thënë se nuk do ta përkrahin në Kuvend kur vjen për ratifikim kjo marrëveshje.

“Pa dyshim që qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar. Ata besojnë që përfundim të jetë me njohje në qendër. Prej njohjes së ndërsjellë kemi njohjen eventuale. Ky është shqetësimi jonë. Është obligim që të sillet në Kuvend. Kurdo që të sillet në Kuvend, nëse është ky aneks nuk do ta ketë votën e PDK. Por, do ta shohim marrëveshjen finale”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah…