Krasniqi pas takimit me veteranët: PDK-ja do të ruajë dinjitetin e veteranëve dhe heronjve të lirisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas takimit të kësaj partie me veteranët e UÇK-së, u shpreh se kjo gjë ishte madhështore dhe emocionuese.
Krasniqi tha se me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër, siç u shpreh ai, respekti dhe dinjiteti për kategorinë më të lavdishme do të jenë prioritet.
“Madhështore! Emocionuese! Elektrizuese! Me qindra veteranë të UÇK-së, invalidë të luftës e familjarë të dëshmorëve, sonte dëshmuan se historia jonë e lavdishme rreh fuqishëm në zemrën e çdo shqiptari që e do Kosovën MaMirë”
“Mirënjohje e përjetshme për heronjtë tanë të lirisë. Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër, respekti dhe dinjiteti për kategorinë tonë më të lavdishme do të jenë gjithmonë prioritet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.