Krasniqi: PDK-ja është në zemrën e Drenicës e të Skenderajt

07 tetor 2021 | 13:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar të enjten në Polac, Klinë të Mesme e Lagjen 6 të Skenderajt.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto vende ka parë një entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitoren e PDK-së më 17 tetor.

“Drenica është zemra e Kosovës e Partia Demokratike e Kosovës është në zemrën e Drenicës e të Skenderajt.  Në Polac, Klinë të Mesme e Lagjen 6 të Skenderajt, në bastionin tonë të pathyeshëm, pashë entuziazëm e mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e madhe, më 17 tetor, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të ardhshëm të kësaj komune, Fadil Nurës.  Në Skenderajn e PDK-së, në Skenderajn e fitoreve tona të padiskutueshme, e ritheksuam se Partia Demokratike e Kosovës është një, unike dhe e pandashme. Dilemë se kush është PDK-ja nuk ka, e s’ka për të pasur asnjëherë. Dhe në Skenderaj, si çdokund tjetër, PDK-ja e ka vetëm një adresë, numrin 177”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy muaj më parë, Lauren Goodger, u bë nënë për…