Krasniqi: PDK-ja dhe mërgata kanë një lidhje të veçantë

14 gusht 2023 | 19:52

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e Degës së PDK-së në Suedi, Valon Kryeziun, së bashku me nënkryetarin e kësaj dege, Muhamet Sejdiu.

“Valoni, së bashku me ekipin tonë në Suedi, janë duke bërë një punë të rëndësishme, e cila tregon për një rritje të ndjeshme të degës tonë atje”.

“Falënderues secilit anëtar e mbështetës të PDK-së, veç e veç, për besimin dhe angazhimin e sinqert në radhët e strukturave tona. PDK dhe mërgata kanë një lidhje të veçantë e do ta kenë edhe në të ardhmen, në misionin për zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, që nga e hëna…