![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/krasniqi.jpg)
Krasniqi: PDK-ja do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike
02 gusht 2021
| 13:04
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.
“E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”.
“PDK-ja si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.