Krasniqi: PDK-ja e ka rikthyer pulsin, kjo është partia e Hashim Thaçit e Kadri Veselit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca kryesore politike në vend.
Ajo tha gjithashtu se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe që siç u shpreh Krasniqi, e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin, Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”.
“Kjo është partia e së kalurës tonë të lavdishme, e së tashmes tonë krenare dhe mbi të gjitha, partia e së ardhshmes premtuese, për një Kosovë më të mirë për secilin qytetarë të vendin tonë, anë e mbanë, se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kjo është partia që e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kjo është partia shtetformuese dhe shtetndërtuese”, është shprehur tutje Krasniqi.