Krasniqi: PDK-ja është gati dhe po rikthehet!
28 mars 2024
| 16:26
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pa mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie ku është zgjedhur kryesia e re si dhe i është dhënë mbështetje e plotë Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër.
Krasniqi ka thënë se PDK-ja është e bashkuar dhe se po rikthehet për Kosovën.
“Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, votuam Kryesinë e Re dhe i dhamë mbështetjen e plotë kandidatit tonë për kryeministër Bedri Hamza. PDK është bashkë – PDK është gati – PDK po rikthehet! Për Kosovën! Për Qytetarët! Për të ardhmen tonë të sigurt!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.