Krasniqi: PDK-ja është për zgjidhje që t’i japim fund ratifikimit të demarkacionit
23 shkurt 2018
| 10:55
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se është për keqardhje kur kemi dallime për të arritur një tekst të përbashkët rreth çështjes së demarkacionit.
“PDK-ja është unike për këtë marrëveshje, tanimë edhe me deklaratën e dy presidentëve”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë thirrje që të arrihet konsensusi dhe që të votohet sot marrëveshja e demarkacionit.
“PDK-ja është për zgjidhje që t’i japim fund ratifikimit të demarkacionit”, ka thënë Krasniqi.