Krasniqi: PDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar konsensus për dialogun
31 tetor 2018
| 11:13
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti ka insistuar në vazhdimësi për konsensus dhe unitet të spektrit politik për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se pozicioni i Kosovës në dialog forcohet vetëm nëse kemi konsensus
Krasniqi ka thënë se përkundër këtij insistimi, opozita ka refuzuar që të këtë konsensus për këtë proces.
Ai ka thënë se PDK-ja në vazhdimësi ka qenë në favor të dialogut me Serbinë.
Krasniqi ka theksuar se PDK-ja është kundër negocimit të territorit të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai në fund të fjalimit ka bërë thirrje për konsensus politik për këtë çështje.
/Epoka e re/