Krasniqi: PDK-ja parti që doli mbi interesin partiak në momentet kyçe
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Karasniqi, ka thënë se PDK-ja është treguar parti e guximshme dhe disa herë ndër vite, ka dalë jashtë interesave partiake për të mirën e përgjithshme.
“Partia Demokratike ka qenë një ndër akterët kryesorë të të gjitha zhvillimeve politike dhe të gjitha zhvillimeve historike në periudhën e dy dekadave të fundit”, ka pohuar Krasniqi, duke shtuar se “PDK-ja ka arritur të zhvillojë një koncept të politikëbërjes ndryshe. Kemi qenë një parti që në momente të rëndësishme ka dalë mbi konceptin e vetëmjaftueshmërisë dhe interesit partiak të brendshëm”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai, në “Zona B” në “Klan Kosova”, ka shtuar se tani PDK është në një moment krucial. “Në këtë fazë për neve është një moment kthese, ashtu siç e kemi quajtur këtë proces, Dekada e Re, tash jemi para një momenti ku PDK do ta definojë 10 vjeçarin e vet të ardhshëm”, ka thënë ai.