Krasniqi: PDK-ja unanimisht voton pro demarkacionit
20 mars 2018
| 16:45
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se pas tri viteve të nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malit të Zi, sot janë mbledhur për ta ratifikuar këtë marrëveshje.
“Sot kërkojmë nga të gjithë deputetët që para vetes t’i kenë interesat e qytetarëve. Ne unanimisht si grup parlamentar do të votojmë për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Krasniqi para deputetëve të Kuvendit.