Krasniqi: PDK-ja vazhdon të angazhohet për fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti angazhohet fuqishëm në forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në vendimmarrje, duke u dhënë besim grave dhe vajzave në pozita udhëheqëse në kuadër të qeverisjes.
Pas rezultatit në zgjedhjet e fundit lokale, ai ka thënë se PDK-ja ka emëruar gra të suksesshme në pozita të rëndësishme në udhëheqjen e komunave.
“Në Prishtinë, Donjeta Sahatçiu është emëruar nënkryetare. Në Gjilan, Leonora Morina-Bunjaku është emëruar nënkryetare. Në Prizren, Antigona Berisha-Bytyqi është zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal. Në Mitrovicë, Vesa Broja – kryesuese e Kuvendit Komunal. Në Skenderaj, Adelina Spahiu – kryesuese e Kuvendit Komunal. Në Gjakovë, Arbënesha Kuqi – kryesuese e Kuvendit Komunal. Në Vushtrri, Melihate Basholli-Latifi është zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal. Përtej kësaj, jam krenar që 37 gra e vajza nga PDK do të udhëheqin drejtori komunale, ndërsa 78 gra e vajza nga PDK janë zgjedhur asambliste nëpër komunat e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të angazhohet fuqishëm në forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në vendimmarrje, duke u dhënë besim grave dhe vajzave në pozita udhëheqëse në kuadër të qeverisjes.
Pas rezultatit në zgjedhjet e fundit lokale, Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar gra të suksesshme në pozita të rëndësishme në udhëheqjen e komunave.
Në Prishtinë, Donjeta Sahatçiu është emëruar nënkryetare. Në Gjilan, Leonora Morina-Bunjaku është emëruar nënkryetare.
Në Prizren, Antigona Berisha-Bytyqi është zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal.
Në Mitrovicë, Vesa Broja – kryesuese e Kuvendit Komunal. Në Skenderaj, Adelina Spahiu – kryesuese e Kuvendit Komunal. Në Gjakovë, Arbënesha Kuqi – kryesuese e Kuvendit Komunal. Në Vushtrri, Melihate Basholli-Latifi është zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal.
Përtej kësaj, jam krenar që 37 gra e vajza nga PDK do të udhëheqin drejtori komunale, ndërsa 78 gra e vajza nga PDK janë zgjedhur asambliste nëpër komunat e Kosovës.
Se PDK është parti që u jep vëmendjen dhe hapësirën e merituar grave, këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi, madje edhe gjatë përzgjedhjes dhe prezantimit të kandidaturave për zgjedhjet lokale. Ne kemi qenë partia e vetme me numrin më të madh të grave në garën zgjedhore, duke pasur katër kandidate për kryetare komunash, tetë bartëse listash për Kuvende Komunale dhe 324 kandidate për asamble komunale.
Qasja e barabartë e burrave dhe grave në vendimmarrje është parakusht esencial për qeverisje demokratike dhe PDK do të jetë përherë promotore dhe bartëse e kësaj vlere.