Krasniqi: PDK më 2017-18 shpenzoi 3.3 milionë për libra, VV vjet shpenzoi 17 milionë dhe atë për më pak nxënës

06 prill 2024 | 15:22

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se derisa PDK ishte në vitin e fundit në udhëheqje të Ministrisë së Arsimit në vitin shkollor 2017-18 shpenzoi më pak para për libra për një numër më të vogël nxënësish, Vetëvendosje vjet shpenzoi më shumë për më pak nxënës.

“Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milionë euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milionë euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasave 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milionë euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve. Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milionë euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre”, ka shkruar sot Krasniqi.

Ai tha se për këtë arsye partia e tij nxori nismën që rezultoi me themelin të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.

“Prandaj, me nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, pardje u themelua komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me këtë proces skandaloz të furnizimit të nxënësve me libra”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan dhe Arnold Balla janë dy vëllezërit shqiptarë që mahnitën…