Krasniqi: Pendohem që kam pranuar që Milaim Zeka të garojë në listën e Nismës për deputet

05 nëntor 2018 | 22:25

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se nëse gjatë këtyre viteve pendohet për ndonjë veprim të tijin, është pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave u kërkoj falje! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

PËR LUFTËN E LAVDISHME TË UÇK-SË

Krejt çka kam pasur të them për luftën e kam thënë në mija faqe të botuara, e kam thënë edhe në Dëshminë në Hagë në rastin Limaj dhe Haradinaj. Opinioni që donë e dinë, i dinë qëndrimet e mija. Gjithçka ishte publike.

Për luftën, për as një ngjarje të saj nuk e kam autorizuar as një njeri të vetëm që ta flas në emrin tim. Pra nuk e kam autorizuar as gazetarin Milaim Zeka.

E them me bindje, për asgjë që kam bërë në jetën time politike nuk pendohem. Nuk pendohen se çdo veprim timin politik e kam bërë për kombin e vendin tim. As një veprim, në asnjë kohë nuk e kam bërë kundër ndonjë individi. 

Kurrë nuk kam qenë, në as do të jam në shërbim të asnjë njeriu, cilido që të ketë qenë fuqia e tij politike, e sidomos jo pas vitit 1991 e këndej, krejt deri me sot.

Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE!  U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare.

Sinqerisht, qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare u kërkoj falje prej më të sinqertave!

https://www.facebook.com/101738469942464/posts/1942859975830295/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup Krasniqi Plakushja, Carla del Ponte, gjeja e parë…