Krasniqi për deklaratën e kryetarit të ri të Shtimes: 22 vjet paska qenë në robni nga PDK-ja, sot u kthye liria e Millosheviqit

16 nëntor 2021 | 23:06

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryetarit të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime i cili tha se Shtimja pas 22 vitesh është përsëri e lirë.

Krasniqi në Pressing të T7 tha se kjo deklaratë është shqetësuese kur flasim për një vend ku janë kryer masakra të tmerrshme gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Krasniqi tha se këso deklarata bëhen kur njerzëve ju shpërlahet truri për një kohë të gjatë.

“E kam parë sot një postim të kryetarit të ri të Shtimes që thotë u çliru Shtimja pas 22 viteve. Kryetari i VV-së në Shtime që i ka marrë votat e qytetarëve, publikusht, realisht subteskti i tij është që në kohën e Millosheviqit Shtimja ka qenë e lirë”, tha Krasniqi.

“Po flasim për Shtimen ku kanë ndodhur masakra të tmerrshme, e tash thotë jemi çliru pas 22 viteve që u largu PDK-ja. Se 22 vite ka qenë robin për këtë kryetar udhëheqja nga PDK-ja e nga UNMIK-u e u kthy liria e Millosheviqit sot. Kjo ndodh Kur njerëzve ju shpërlahet truri për një kohë të gjatë dhe besojnë pastaj në një diskursk problematik”, shtoi Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Meta ka folur sonte në Oranews në një rrëfim,…