Krasniqi për dëshmorët e Prishtinës: U bën dritë në rrugëtimin tonë për liri dhe pavarësi

18 prill 2022 | 13:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se sot në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës ka bërë homazhe për burrat e gratë që ranë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se të rënët e Prishtinë janë bërë dritë në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi,

“Sot, kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët e shumtë të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Marec, Makoc, Llukar, Grashticë, Mramor, Keçekollë, Sharban, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Stallovë, Bërnicë e Epërme, etj.Shumë ranë për të mos vdekur kurrë, në luftë frontale me armikun, e shumë të tjerë, burra, gra, fëmijë e pleq u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. E, të gjithë, u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi. Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Prishtinës!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Kopiliq të Skenderajt, gjendet një fermë e vogël,…