Krasniqi për dialogun me Serbinë: Nuk ka zgjidhje mbi zgjidhje

24 qershor 2020 | 16:13

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi nuk ka zgjidhje mbi zgjidhje.

“Të gjithë e dimë, si në Perëndim e po ashtu edhe në Lindje se zgjidhja ka ndodhur në bisedimet e Vjenës e më pas në Kuvendin e Kosovës dhe është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në gusht të vitit 2010”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

NUK KA ZGJIDHJE MBI ZGJIDHJE,

NUK KA PLAK MBI PLAK THUHET TEK NE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se: “askush nuk ka të drejtë të diktojë zgjidhje, as NATO e as ndonjë vend tjetër apo organizatë”. Me këtë konstatim të Stoltenbergut pajtohem në masë të madhe edhe pse nuk është thënë krejt çka duhet thënë.

Pse?

Të gjithë e dimë, si në Perëndim e po ashtu edhe në Lindje se zgjidhja ka ndodhur në bisedimet e Vjenës e më pas në Kuvendin e Kosovës dhe është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në gusht të vitit 2010.

Pra zgjidhja është bërë edhe me pjesëmarrjen e palëve?! Dhe nuk duhet kërkuar zgjidhje mbi zgjidhje, se kështu mund të hapet edhe kutia e Pandorës?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fetah Veliu Shoqëritë përparimtare botërore, ato sportive dhe komuniteti i…