Krasniqi për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Jeta i bashkoi për liri, vdekja në përjetësi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë kanë nderuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin me rastin e 25-vjetorit të rënies se tyre.
Krasniqi ka thënë se Fehmiun dhe Xhevën, jeta i kishte bashkuar për liri, ndërsa vdekja në përjetësi.
“‘Më e shtrenjtë është liria se jeta!’. Prandaj, për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, betimi ‘derisa vdekja të na ndajë’, nuk ishte as i mjaftueshëm dhe as i saktë. Për të dy, bashkimi në martesë nënkuptonte përjetësinë, sepse jetën tashmë ia kishin premtuar atdheut. Jeta i bashkoi për liri – e vdekja në përjetësi.
Sot, kujtojmë me krenari edhe bashkëluftëtarët e pandashëm të tyre, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci, në 25 vjetorin e lartësimit të tyre të përjetshëm. Lavdi heronjve të Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.