
Krasniqi për Fitër Bajram: Shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim dhe tryezat tuaja me bereqet
30 mars 2025
| 09:32
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se uron që shtëpitë e të gjithëve të jenë të mbushura me gëzim dhe dashuri.
“Gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin, ndaj le të shfrytëzojmë këtë ditë për të përhapur mirësi dhe solidaritet”.
“Sepse, siç ka thënë edhe Profeti Muhamed: ‘Njeriu më i dashur te Zoti është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve’”.
“Uroj që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim, tryezat tuaja me bereqet dhe zemrat tuaja me dashuri”, ka thënë Krasniqi.