Krasniqi për hapjen e fushatës elektorale: 1:0 për opozitën
Një me zero (1-0) për opozitën epërsi ndaj pushtetit e ka vlerësuar ditën e parë të fushatës elektorale, Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”.
Krasniqi e ka parë të dukshme epërsinë opozitare prej masivitetit në pjesëmarrje, organizimin, gjuhën e deri te premtimet konkrete.
“1:0 për opozitën. Partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë treguar epërsi ndaj partisë në pushtet, LV, në hapjen e fushatës zgjedhore. Diferencat ishin të dukshme në masivitetin e pjesëmarrjes, organizimin e ngjarjeve, fjalimet konkrete, gjuhën përbashkuese dhe premtimet konkrete të menduara me kujdes. Është gabim të cilësohet ky reformim i partive opozitare si një sukses i VV-së. Ky ndryshim reflekton kërkesat e qytetarëve, të cilat këto parti i kanë kuptuar dhe i kanë pranuar si të tilla pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Partitë që synojnë rritje duhet të jenë në gjendje të ndryshojnë, të përmirësohen dhe t’u përshtaten kërkesave të kohës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.