Krasniqi për koronavirusin: Fillon numërimi drejt zeros

07 maj 2020 | 21:55

Infektologu Valbon Krasniqi ka njoftuar se në Klinikën Infektive nga e premtja do të trajtohen vetëm nëntë pacientë me koronavirus, duke paralajmëruar “fillimin e numërimit drejt zeros”.

“Fillon numërimi drejt ZERO-s. Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre, nga nesër me numër njëshifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9). Saktësisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S. Po përjetojmë me gëzim rezultatet e durimit të qytetarëve dhe punës profesionale të gjithë personelit shëndetësorë. Falemnderit qytetarë për durimin”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.

Kujtojmë se sot u regjistruan 28 të shëruar e vetëm një rast pozitiv me Covid-19. Deri tash, në nivel vendi janë regjistruar 861 raste me koronavirus, prej të cilëve 561 janë shëruar e 27 kanë vdekur. / (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në periudha krizash shtohet përhapja e dizinformimit me qëllime specifike…