
Krasniqi për Kurtin: Ky tuc ka lind e tuc po jeton
15 shtator 2022
| 14:34
Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për grevën në arsim.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka replikuar kryeministrit Kurti në Kuvend, duke e quajtur frikacak atë.
“Po me kon me repliku me këtë tuc. Tuc ka lind, tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtu. Se ky është tuc që ka ikë prej njerëzve, ik prej sindikatave, tash ikë edhe prej deputetëve, po më e rënda është që ky është tuc që ikë prej të vërtetës”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi më herët në një adresim tjetër në Kuvend pati theksuar se si pasojë e kësaj qeverie të paaftë, Kosova po kalon nëpër një vit të vështirë, me kriza të shumta.