Krasniqi për Kurtin: Shtëpinë e ka në Norvegji, qeranë në Prishtinë e ka 250 euro, i jap unë 50 më shumë po ma lëshoi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se ka hyrë në kredi për të blerë shtëpi.
Krasniqi tha se i rroga e deputetit i duhet për të paguar kredinë për shtëpinë.
“Na i ka rritë rrogat Albin Kurti, na i ka rritë pak, nëra ju rritë. Në vend se me ia rritë mësuesve, në vend se me ia rritë infermierëve , në vend se me ia rritë atyre që kanë nevojë, ka shku e ia ka rritë politikanëve. Mu më vyen rroga për mi paguar kredit e mija, kredinë e kam marr kur e kam ble shpinë. Banesën e shita, u dashtë me dal, se tre fëmijë, me ba pak hapësirë”, tha ai në emisionin Oxygen.
Tutje, Krasniqi nuk la pa thumbuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se kreu i shtetit ka një banesë në Norvegji dhe se qiranë e shtëpisë në Prishtinë e paguan shumë lirë.
“Albini e ka qatë shpinë, 200 euro a 250 , lirë e kish, me ditë që ma lëshon qatë shpi unë 50 euro ma shumë ia jap. E ka edhe një banesë në Norvegji, po pak larg”, tha Krasniqi.