
Krasniqi: Për PDK-në integrimi euroatlantik është i paalternativë
22 nëntor 2023
| 18:48
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Krasniqi e Szunyog diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe perspektiven evropiane të shtetit tonë.
“Ambasadorit Szunyog i shpreha shqetësimin në lidhje me vazhdimin e masave të BE-së kundër Kosovës, të cilat po dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Për PDK-në, integrimi euroatlantik është i paalternativë dhe rruga e vetme përpara”, ka thënë Krasniqi pas takimit.