Krasniqi për Rugovën: Ai nuk ka vendosur lule te varri i Enver Hoxhës
Milazim Krasniqi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se ka qenë ndërmjetës dhe emisar Ibrahim Rugovës me udhëheqësit shqiptar.
Krasniqi ka treguar se a është takuar Rugova me Ramiz Alinë dhe a ka vendosur Rugova lule te varri i Enver Hoxhës.
“Po Rugova është takuar me Ramiz Alinë dhe gjatë një vizite që kishte në Tiranë e kanë dërguar për të bërë homazhe te varri i Enver Hoxhës”.
“Kur ka shkuar atje i kanë dhënë kurorë për ta vendosur te varri i Enver Hoxhës, ndërsa Rugova nuk e ka bërë këtë. Në atë moment dy ushtarë që kanë bërë roje ia kanë drejtuar kallashnikovin. Vetëm ndërhyrja e personelit ia ka shpëtuar jetën”, tha ai.
Krasniqi thotë se ne vitet e para pas demokracisë në Shqipëri Rugova kishte raporte shumë të mira me Berishën, por thotë se raportet mes tyre u ftohën në kohën kur Berisha i bëri thirrje Rugovës për t’iu bashkuar opozitës serbe për ta rrëzuar Millosheviqin.