Krasniqi për skandalin me rezervat shtetërore: Qysh bëhet që sekreti shtetëror është lënë në duar të një personi privat?

21 gusht 2023 | 11:45

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar për skandalin me rezervat shtetërore, ku mbetën tre persona të arrestuar, dy zyrtarët të Ministrisë së Tregtisë dhe njeriu i afërt me kryeministrin, Albin Kurti, Ridvan Muharremi.

Krasniqi në “Facebook” ka shkruar me habi se si ka mundësi që sekreti shtetëror të mbetet në duar të një personi privat, në këtë rast në duart e Ridvan Muharremit.

Ai ka thënë se edhe nëse nuk do të kishte keqpërdorimi, lënia në duar e sekretit shtetëror një personi privat, përbën vepër penale.

“Rezervat shtetërore janë sekret shtetëror. Për këtë jemi dakord të gjithë. E pra, qysh bëhet që sekreti shtetëror është lënë në duar të një personi privat?! Edhe po të mos kishte keqpërdorime, lënia e sekretit shtetëror në duart e një personi privat, i ngarkon me përgjegjësi penale zyrtarët kompetentë”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit e ka caktuar seancën në…