Krasniqi për trajtimin e veteranëve nga Qeveria: I kanë nënçmu në koordinim me Radoiciqin

27 janar 2025 | 23:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë në “Pressing” të T7, se Qeveria e Kuritt i ka nënçmuar veteranët e UÇK-së.

Ai tha se tubimi i PDK-së me veteranët ka qenë i veçantë.

“Nuk i kam parë në sallën e njëjtë veteranët në mënyrë festive e entuziazmun, njerëzit që kanë dhënë gjithçka për vendin”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se pushteti i kishte larguar edhe nga Ligji për Pagën Minimale duke u koordinuar me Milan Radojçiqin.

“Këta i kanë nënçmu këta njerëz, i kanë përjashtu prej ligjit për Pagën Minimale, i kanë hequr veteranët koordinim me Radojçiqin e Simiqin, i kanë lë pa proteza, ia kanë heq shumicën e benificioneve. Ish dasht me ndi ata turp me fol për UÇK-së, se s’kanë bë kurgjo për veteranët e UÇK-së”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Festim Z. Hoti Të nderuar qytetarë, Në këto zgjedhje…