Krasniqi përfaqëson PDK-në në takimin me Osmanin
22 dhjetor 2020
| 12:29
Memli Krasniqi nga PDK-ja do të marrë pjesë në takimin me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi mes tyre për të folur për datën e re të zgjedhjeve është paraparë të nisë nga ora 15:00.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka thënë se ata janë më se të gatshëm për zgjedhje.
“PDK-ja është më se e gatshme për zgjedhje. Ne do të garojmë me kandidatin, listën dhe programin më të mirë për qytetarët”, është shprehur Bytyqi.