Krasniqi: Përgjithmonë mirënjohës për policinë dhe heroizmin e Enver Zymberit

26 korrik 2022 | 11:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar heroin e Kosovës, policin Enver Zymberi në 11-vjetorin e rënies së tij, dhe ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë.

Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” është shprehur se Enver Zymberi ka rënë heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

“Në nderim të Enverit, sot shënojmë edhe ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë që prej themelimit të Policisë tonë. Ne, si qytetarë dhe si shtet, u jemi përgjithmonë mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë, ditë dhe natë, në secilën ditë të vitit. Lavdi Enver Zymberit dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…