Krasniqi përkujton Adem Demaçin: Qëndrestari i papërsëritshëm i vendit tonë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, në 87-vjetorin e lindjes.
Ai ka thënë se në datën e lindjes së tij, si shoqëri dhe si shtet, “ndjehemi tej mase krenarë që ai jetoi dhe veproi mes nesh dhe për ne”.
“Qëndrestari i papërsëritshëm i vendit tonë, Adem Demaçi, sot do të mbushte 87 vjet. Në datën e lindjes së tij, si shoqëri dhe si shtet, ndjehemi tej mase krenarë që ai jetoi dhe veproi mes nesh dhe për ne. Historia e përpjekjeve të popullit tonë për liri dhe pavarësi nuk do të ishte asnjëherë kaq e sukseseshme pa sakrificën, guximin dhe veprimtarinë e Bacës Adem. Prandaj, në këtë datë të rëndësishme që shënon lindjen e tij, kujtojmë dhe nderojmë jetën e Adem Demaçit – djaloshit që guxoi, burrit që nuk u mposht asnjëherë dhe plakut që vdiq i lirë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.