Krasniqi përkujton Arbën Xhaferin: Do të kujtohet përherë për angazhimin në çështjen kombëtare

15 gusht 2022 | 17:40

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kujtuar Arbën Xhaferin, duke thënë se ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare.

Përmes një postimi në “Facebook”, i pari i PDK-së ka shtuar se gjithherë do të ketë mirënjohje për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta.

Postimi i plotë:

10 vjet pa intelektualin e politikanin e shquar Arbën Xhaferi!

Ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare dhe kontributin e pandalshëm në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e përtej.

Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastrukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare – Arbën Xhaferi.

Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës bien me 5 dollarë në nivelin më…