Memli Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Politikan parimor e lider i përgjegjshëm
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin, në 6-vjetorin e vdekjes së tij.
Krasniqi ka thënë se Rexhepi ishte politikan parimor dhe lider i përgjegjshëm.
“Politikan parimor, lider i përgjegjshëm, mjek profesionist e atdhetar, mik e bashkëpunëtor korrekt, familjar i dashur. I tillë do të mbetet në kujtesën e gjithsecilit prej nesh kryeministri i parë në Kosovën e pasluftës, doktori i UÇK-së, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, ish-ministri i Punëve të Brendshme, kirurgu i suksesshëm – Dr. Bajram Rexhepi. Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit! – është fraza që e karakterizon më së miri jetën dhe veprën e Bajram Rexhepit. I përjetshëm mbetet kujtimi për të!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.