Krasniqi përkujton heroin Agim Ramadani: Lavdia e tij është e përjetshme

11 prill 2025 | 14:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit, Agim Ramadani – Katana, në 26-vjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar lart kontributin, guximin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se Agim Ramadani ishte simbol i trimërisë, urtësisë dhe vendosmërisë në luftën për çlirim.

“Sot e gjithmonë e nderojmë veprën madhështore të Agim Ramadanit – strategut të luftës, poetit të shpirtit të lirë dhe komandantit të paepur të UÇK-së. Ai ishte ndër shtyllat e luftës së lavdishme në Koshare, aty ku u thye përfundimisht kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Lavdia e tij është e përjetshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, si trashëgimtare politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe nderuar kujtimin e luftëtarëve të lirisë, duke punuar për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka regjistruar grupin e saj…