Krasniqi përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën

11 janar 2023 | 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në 39-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Ai ka thënë se është mirënjohës për sakrificën e tyre dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Guximi i një njeriu, është liria e një tjetri. Prandaj, për shumë personalitete tona kombëtare, para se gjithash, duhet të jemi të lumtur që ata jetuan në mesin tonë. Të tillë janë veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët, sot, në 39-vjetorin e rënies së tyre heroike, i kujtojmë me respekt dhe krenari. Përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve tanë, atyre që përfaqësojnë më së miri vlerat më sublime të vendit tonë dhe të cilët me guximin e tyre kanë sjellë lirinë që gëzojmë sot. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…