Krasniqi përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Zemra u rrahte vetëm për atdhe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në 40-vjetorin e rënies për liri i ka kujtuar dëshmorët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Krasniqi ka thënë se Mala dhe Berisha kanë frymëzuar breza të tërë për liri dhe pavarësi.
“4 dekada pa veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha! Ata ishin ndër trimat patriotë që, nëpër dekadat e përpjekjeve të popullit të Kosovës për çlirim, zemra u rrahte vetëm për atdhe. Në historinë e lavdisë së Kosovës, që të dy zënë vend në piedestal. Si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri. Përjetësisht mirënjohës për veprën dhe sakrificën e tyre. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.