Krasniqi përkujton sulmin e 11 shtatorit: Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah atij amerikan
11 shtator 2024
| 12:09
Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23-vjetorin e sulmit.
Krasniqi ka thënë se kujtojnë viktimat që humbën jetën në atë sulm, duke shtuar se dhimbja ndaj tyre është kthyer në forcë.
“Sot, me nderime dhe respekt kujtojmë mijëra viktima të cilat humbën jetën në sulmet terroriste kundër ShBA-së, më 11 shtator 2001. 23 vite më parë, dhembja u kthye në forcë, dhe e gjithë bota e qytetëruar u ngrit në mbrojtje të lirisë dhe të drejtësisë. Përtej fatkeqësisë dhe goditjes, gjunjëzimi nuk ishte asnjëherë opsion e nuk do të jetë asnjëherë. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan. Asnjëherë nuk do të harrojmë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.