Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Abrisë: S’guxojmë të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi

26 shtator 2024 | 11:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Abrisë të Drenasit.

Ai thënë se në këtë masakër janë vrarë fëmijë të moshës gjashtëjavëshe dhe të moshuar mbi 90 vjeç.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se për këtë masakër askush nuk është dënuar.

“Më 26 shkurt të vitit 1998, Dituria ishte gjashtëjavëshe. Valmiri ishte dy vjeç. Luljeta ishte shtatzënë, duke pritur një Malësor ose Malësore që të vinte në jetë. Fazliu ishte 94 vjeç. Dituria nuk mbijetoi që të festonte ditëlindjen e parë. Valmiri nuk u regjistrua kurrë në shkollë. Malësori ose Malësorja nuk erdhën asnjëherë në jetë. Fazliu nuk vdiq në shtrat i rrethuar nga më të dashurit e tij. Jetërat e këtyre të katërve, përshirë 19 anëtarëve tjerë të familjes Deliu, u prenë tragjikisht në mëngjesin e 26 shkurtit në Abri të Epërme nga forcat kriminale serbe. Kjo është historia e Kosovës. Kjo është e vërteta e Serbisë. Kjo është dhembja me të cilën janë detyruar të jetojnë familja Deliu dhe të afërmit e tyre. Një krim që tejkalon gjithçka që fjalët mund të përshkruajnë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“BBC”-ja në gjuhën turke i ka kushtuar një shkrim të…