Krasniqi përkujton Triumf Rizën: U vra pabesisht dhe tinëzisht

30 gusht 2023 | 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar policin Triumf Rizën në 16-vjetorin e vrasjes së tij.

Krasniqi ka thënë se Triumfi është vrarë pabesisht dhe tinëzisht, duke shtuar se drejtësia për  të nuk e ka marrë epilogun e pritur.

“16 vjet pa Triumfin! Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore – e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë. Pikërisht këto virtyte, bënë që Triumfi të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, si një nga policët më të shkathët të gjeneratave të hershme, në luftën kundër krimit të organizuar në vend. Më 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vjet më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur. Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje u bën tre muaj që prej Lulëzim Hetimi është…